Jola Hasimi & Nertil Boraj

Jola Hasimi - Nertil Boraj

Ky parfum ashtu si parfumi i pare “Shqipëria ime” i cili nuk është me treg, inspirohet dhe i kushtohet vendlindjes. Është parfumi i parë nga dy shqiptarë që shitet në tregun ndërkombëtar prej vitit 2015.

Këtë herë vjen me elementin më të bukur shqiptar, hartën e Shqipërisë së madhe. Vjen me imazh një kampion bote, Robin Krasniqin! Parfumi është emëruar shqip enkas për t’i dhënë një tjetër drejtim industrisë se modës që bëjnë shqiptarët, pavarësisht se ku operojnë, është koha të shqiptohet shqip!

Ky parfum është unik ne formulim.

Pse Shqipëria Ime?

Historikisht shqiptarët janë të njohur në mbarë botën për qëndresat e forta ndaj furtunave të kohëve. Përgjatë secilës periudhë kohore kombi ynë ka nxjerrë në pah figura të ndritura që i dhanë jehonë asaj me vargjet e tyre të mahnitshme kundrejt asaj të quajtur Shqipëri. Veri, jug, lindje e perëndim përshkallëzuan ritmin burimorë të virtyteve shqiptare duke e shpërfaqur në mënyrë brilante, por ne mungesë të një arome.

Tani është koha që Shqiptarët t’i bashkoj edhe një vepër tjetër e nxjerrë me mjeshtëri të përsosur nga kreatorët e njohur Jola Hasimi dhe Nertil Boraj. Ju mirëpresim në përzgjedhjen tuaj të radhës që do fuqizojë edhe më shumë të ashtuquajturën Shqipërinë e Madhe, pikërisht më shumë dashuri nga “Shqipëria Ime”!

Na Ndiqni

Na ndiqni në mediat sociale për të rejat e fundit.